Llapushniku dhe Komuna e Drenasit arrijnë marrëveshje për varrezat katolike

Punimet rreth ndërtimit të rrethojës për varrezat katolike në Llapushnik janë pezuallar për një afat të pacaktuar.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postim në Facebook, Xhavit Drenori, Këshilltar Komunal në Komunen e Drenasit, duke thënë se Këshilli i fshatit dhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, kanë arritur marrëveshje për pezullimin  e punimeve rreth ndërtimit të rrethojes për varrezat katolike.

“Pas negociatave të Këshillit të fshatit dhe Kryetarit të Drenasit, u arrit një marrëveshje aq e nevojshme dhe e rendësishme në funksion të mos thellimit të hendekut ndërmjet palës protesuese dhe autoriteteve komunale.

U vendos që të pezullohen përkohësisht punimet në ndërtimin e rrethojave për varrezat e komunitetit katolik të këtij fshati, deri sa të gjindet një zgjidhje e kënaqëshme për të gjitha palët”, ka shkruar Drenori/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT