Lladrovci i thotë Drenorit: Ulu e mos m’i hap sytë (Video)

Me tensione të mëdha është përcjell seanca e fundit në Kuvendin Komunal të Drenasit, mes asamblistit të Vetëvendosjes, Xhavit Drenori, dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Drenori ka akuzuar bashkëshorten e kryetarit të Drenasit se ka organizuar iftar me gratë e fshatit Dobroshevc, nga vjen edhe vet Drenori, në kohën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme.

“Kallxom ku i ka marrë paret gruaja jote me shtru drekë te Guri i Plakes (një restorant në Drenas) dhe pse i ka thirre në emër të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Drenori.

Kjo ka shkaktuar nervozë tek kryetari i Drenasit i cili fillimisht ka kërkuar nga Drenori të mos ia përmend bashkëshorten, duke mohuar gjithashtu se ajo ka qenë organizatore e atij iftari.

“Ulu e mos m’i hap sytë”, thotë Lladrovci. /Insajderi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT