Lladrovci: Sezon historik dhe i rekordeve

    Kapiteni dhe mbrojtësi i KF Feronikelit, Lapidar Lladrovci, e ka cilësuar këtë sezon si sezon historik dhe sezon të rekordeve .

    Në një intervistë për “Superligën e Kosovës”, ai ka thënë se ky është sezoni më imirë për të dhe për klubin.

    ◘ Superliga e Kosovës: Si e përshkruan këtë sezon të Feronikelit.

    ◘ Lladrovci: E Përshkruajë si sezon të historisë dhe rekordeve që do të mbahet mend gjatë në memorien e sportdashësve dhe sidomos atyre të Drenasit.

    ◘ Superliga e Kosovës: A ishte ky sezoni personal më i miri në karrierë ?

    ◘ Lladrovci: Po mund të themi se ishte më i miri, përveq që fituam gjithcka edhe vet isha në topformë dhe ndihmova ekipin me 6 gola, por jam i sigurtë se mund të përmirësohem edhe më shumë.

    ◘ Superliga e Kosovës: A mendoni se kjo skuadër ka potencial të vazhdojë me këtë ritëm edhe në sezonet tjera ?

    ◘ Lladrovci: Po jam i bindur se ky eshtë veq fillimi i historisë që do ta shkruajë Feronikeli pasi e pret një e ardhme e ndritur dhe ka kapacitet të madhë që në një të ardhme të afërtë ti arrijë ekipet e mëdha si Prishtina dhe Trepca, jam i sigurtë se do të bëhet një skuadër e madhe.

    ◘ Superliga e Kosovës: Sipas mendimit tuaj skuadra që të ka befasuar më së shumti këtë sezon ishte ?

    ◘ Lladrovci: Të them të drejtën Drita më ka befasuar që ka mbetur në barazh, pasi ka një skuadër të mirë që të pozicionohet më lartë në tabelë.

    ◘ Superliga e Kosovës: A do të mbeteni në Feronikel akoma apo do të largoheni ?

    ◘ Lladrovci: Për momentin ndodhem në Shqipëri për pushime, dhe këto ditë do të bisedojmë me Tiranën për kushtet e nëse nuk arrijmë marrëveshje, jam i hapur për oferta por në rast se mbetëm në Kosovë skuadra e parë që do të bisedojë eshtë Feronikeli ku 
    shkruajta historinë.

    ◘ Superliga e Kosovës: Cili ishte goli personal më i rëndësishëm këtë sezon ?

    ◘ Lladrovci: Ndoshta goli me Prishtinën mund ta quajë si golin e kampionatit.

    Falenderojmë Lladrovcin që ka gjetur kohë që të bëjë intervistë me ne, në ditët në vijim do të intervistojmë edhe futbollistë tjerë.