Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e ka njoftuar për projektet dhe angazhimet e Komunës.
Kryetari Lladrovci dhe ambasadori Minxhozi kanë vizituar edhe ndërmarrjen e Feronikelit ku janë takuar me drejtorin e kësaj ndërmarrje, Iftach Ben Shlomo i cili i ka njoftuar të pranishmit gjendjen e ndërmarrjes.
- Advertisement -