Lladrovci premton se do t’i ndal uzurpimet në Drenas (Video)

Kandidati për komunë të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka thënë se votimi në mënyrë masive për partinë e tij është shndërruar në përgjegjësi për të.

Këto deklarata ai I ka bërë në një konferencë të mbajtur për medie në Drenas.

“Më 4 dhjetor qytetarët e Drenasit i thanë jo izolimit. Drenasi do të jetë i hapur për të gjithë. Buxhetin do ta hartojmë bashkë me qytetarët. Shpenzimet e komunës do të jenë transparente dhe për çdo e muaj do të raportojë për shpenzimet. Të gjithë ata që do të jenë të interesuar për mbikëqyrjen e këtij procesi janë të mirëseardhur”, ka thënë Lladrovci, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se PDK-ja do t’i ndal uzurpimet dhe se transparenca paraqet qeverisjen e mirë dhe për këtë ai do t’i përgjigjet qytetarëve.