Lladrovci: Nisma ka fituar gjithë të mirat nga PDK-ja, e tash e shajnë

Për pronat e uzurpuara dhe mbindërtimet nuk do të ketë kompromis. Kështu u shpreh, Ramiz Lladrovci në “Rubikon” të KTV-së.

Sipas tij, në Drenas është një qendër tregtare e ndërtuar nga Avdyl Krasniqi e cila nuk shfrytëzohet për qëllimin që është ndërtuar, transmeton Koha.net.

“Pronat e uzurpuara dhe mbindërtimet do të jenë problemi më i madh në të cilin do të jem i pakompromist. Ne e kemi një qendër tregtare të ndërtuar nga Avdyl Krasniqi, i cili sa herë që biu shiu e marrin ujërat e zeza. Në katin e tretë është vetëm një zyre ku janë të vendosur shurdhmemecët. Kur i kam vizituar mu kanë lutur që t’ua bëj një zgjidhje tjetër sepse aty nuk mund t’i marrin as gratë e veta sepse katet tjera shfrytëzohen si tualet dhe punë tjera. Këtë e bën NISMA, atëherë i kanë fituar të gjitha të mirat nga PDK tash e shajnë”, ka thënë ai.

“Kemi prona pafund që janë uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm. Për mua s’ka me pas dallim se prona do të jetë e PDK-së, Nismës apo AAK-së”, shtoi tutje ai.

Ai ka thënë se brenda gjashtë muajve nuk mund të bëhet ndonjë mrekulli.