Lladrovci “Kush vjen pas meje në punë shkon te shpija” (Video)

Çdo punëtor i komunës së Drenasit i cili do ketë vonesa në orarin e punës do të shkarkohet nga puna nga kryetari i ri Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit në emisonin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se çdokush që hyn në takim një minutë pas Lladrovcit, ai do të largohet nga puna.

Megjithatë i ka thënë se do ta nis punën me drejtorët dhe punëtorët aktual të komunës, por kushdo që nuk punon dhe nuk e dëshmon punën e tij do largohet nga aty./GazetaTribuna/