Lladrovci: Jam zotuar të mos deklarohem për Kurtin pa i bëre 100 ditë!

Kryetari i Komunes së Drenasit, ka dhënë sqarimin e tij rreth ligjit dhe kushtetutës.

Lladrovci në rrjetin social i jep përgjigje pse ligji mund të jetë si llastiku e kushtetuta jo, duke mos u deklaruar për Kryeministrin Kurti, sepse, ishte zotuar që do të flas pas 100 ditëve të qeverisjes së tij.

Ja postimi i plotë i tij:

“Miku im i shtrenjtë Halil,

Ti e di se unë, ligjin e disiplinën e kam parim nga vegjëlia. Ti e di se me kë jam rritë, aty nuk kishte kili-mili, po ose jo.

Në ligjin penal, ka nene që e kanë të përcaktuar dënimin nga kaq, deri kaq. Gjykatësi i korruptuar, e rreh pikën e ultë të dënimit, ose të lartën nëse e ka pague tjetra palë, kështu bëhet llastik.

Për fat të mirë, kemi shumë gjykatës që dënimin e përkufizuar nga e deri, e japin sipas provave, objektivisht, për këta gjykatës, nuk është ligji llastik.

E kur jemi te Kushtetuta, këtu s’ka hamendje. Ndoshta duhen edhe disa përcaktime për të hequr dilema që janë ngritur pas vënies në zbatim. Nuk jepet mundësia me qenë llastik.

Jam zotuar të mos deklarohem për Kryeministrin Kurti pa i bërë 100 ditë, e as nuk do të deklarohem!”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT