Lladrovci i shpreh ngushëllime familjes Imeri për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Imeri nga Zabeli i Epërm pas vdekjes së vajzës së tyre.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e hershme të Zarife Imerit nga Zabeli i Epërm. Sinqerisht ndaj dhimbjen dhe ngushëlloj familjen Imeri për humbjen e vajzës së tyre. Ngushëllime familjes Imeri, shpirti i saj u prehtë në paqe”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Zarife Imeri, 23 vjeçarja nga Drenasi vdiq dje pas një komplikimi shëndetësor, 48 orë pas marrjes së vaksinës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT