Lladrovci: Emërimi i Irfete Spahiut si inspektore gjenerale në FSK ja shton vlerën të kaluarës dhe të ardhmes tonë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar emërimin e Irfete Spahiut si Inspektore Gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lladrovci ka thënë se trashëgimia historike e gruas shqiptare ndër shekuj, është e çmuar.

“Gratë, kanë qenë krah i fuqishëm dhe i pandashëm i çdo suksesi të shtetit dhe kombit tonë. Dëshmia më e mirë ishte lufta jonë çlirimtare dhe heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci. Sot, kësaj trashëgimie i shtohet gradimi dhe emërimi i Irfete Spahiut, Gjeneral major njëherësh Inspektore Gjenerale e FSK-së”, ka thënë Lladrovci.

Ky emërim nga ana e presidentes Vjosa Osmani, sipas Lladrovcit, ia shton vlerën edhe të kaluarës, edhe të ardhmes tonë, në funksion të fuqizimit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT