Lladrovci e Xhemajlaj nisin fushatën për kryetar të Drenasit

Nga sot dhe deri të premten, Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA do të nisin fushtën në kërkim të votave për t’u bërë kryetar të Drenasit.

Në balotazh Lladrovci do të shkojë i vetëm, pa përkrahje të ndonjë subjekti opozitar, ndërsa Xhemajlaj ditë më parë nënshkroi koalicion me AKR-së, Partinë FJALA dhe kandidatin e pavarur Xhavit Drenori.

Lladrovci kishte arritë të merr vetëm 45.4% të votave, i ndjekur pas nga Xhemajlaj me 26.19%. /Drenica Press/