Liverpuli ofron 28 mln euro për yllin e Lacios

Lacio ka arritur një fitore madhështore mbrëmjen e djeshme kundër Fiorentinës duke kapur vendin e tretë në renditje.
Protagonist i ndeshjes ishte edhe një herë Felipe Anderson i cili po shkëlqen çdo ditë e më shumë.
Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe në veçanti të Liverpulit.
Të kuqtë janë gati të ofrojnë 28 milionë euro për brazilianin siç raportojnë mediat angleze.
Por Lacio po i bën gati rinovimin yllit brazilian duke treguar se dëshiron t’a mbajë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT