Liverpooli i zyrtarizoi edhe dy sot! (Foto)

Liverpooli nuk po ndalet me zyrtarizimet e reja në skuadër. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për dy futbollistë, por me emrat e rinjë të asistentëve të Brendan Rodgers.

Trajneri nga Irlanda e Veriut i ka emëruar asistentët e ri, Sean O’driscoll dhe Pepijn Lijnders. Dy asistentët e ri të Rodgers sjellin përvoja të njohura nga dy kultura të ndryshme të futbollit.

O’driscoll vije asistent te Liverpooli nga përvoja e tij si trajner i Përfaqësueses Angleze për grupmoshat U19.

Lijnders ka qenë asistent te skuadra të famshme evropiane si PSV e Porto, ndërsa shquhet për zbulimin e talentëve dhe punën me lojtarë të rinjë.

“Kam qenë unë ai që kam bërë këto emërime në skuadër. Bëhet fjalë për dy trajnerë që sjellin kulturë të njohur të futbollit. Do të jetë ndihmesë e madhe për mua përvoja që ata sjellin nga përvoja e tyre. Janë dy trajnerë që i admiroj shumë” ka thënë Rodgers./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT