Liverpool mposht Newcastle United, shpreson vendin e katërt (Video)

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në Anfield Road, duke e mposhtur Newcastle United me rezultat 2:0. Kjo fitore e Livepoolit shërben për një pozitë që dërgon për Champions League.
I pari që i hapi rrjetat ishte Raheem Sterling që shënoi në minutën e 9’. Pjesa e parë u mbyll me ketë rezultat. Ndërsa golin e dytë dhe të fitores e shënoi Joe Allen në minutën e 70’, të pjesës së dytë. Me ketë fitore Liverpool ka arkëtuar 57 pikë dhe renditët në vendin e pestë./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT