LIVE: “bomba” e 38-të: Fytyra e vërtetë e BDI-së

    Lideri i LSDM-së, publikoi bisedë mes Ali Ahmetit dhe Beqir Asanit për skandalet korruptive të BDI-së.

    “Nëse mundesh kputja, jepja nga 1 mijë” shprehet Ahmeti duke kërkuar nga Asani për ti dhënë levërdi një biznesmeni.

    Në bisedën mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, dëgjohet si Gruevski kërkon leje nga Ahmeti të rëzohet banesa në Çair para ambasadës së Amerikës.

    “Më duhet ndihmë nga ti. Është banesë e egër, në fakt do të rrëzohen disa kate. Këto “tuajt” bëjnë problem. Mos bëjnë ndonjë incident. Shih fol me këta tuajt dhe thuaji Musës mos të bëjë problem.” thotë Gruevski.

    Ahmeti thotë që problemi i rrëzimit të këtij objekti nuk e dëmton BDI-në, dhe ai është kundër ndërtimeve të egra.

    Ahmeti më pas flet me Beqir Asanin i cili kërcënohet se “do ta vret me kallash” një person në fjalë.

    Musa Xhaferi në bisedë me Beqir Asanin pranon se “ka dalë prej vetes” për një punë që nuk mundet ta zgjidhin në lidhje me ndonjë leje për ndonjë objekt në Çair.

    Xhaferri quan “legen” ministrin Mile Janakievski.

    Xhaferri në bisedë me Asanin diskutojnë edhe punën e involvimit të Artan Grubit “në punët e tyre”.

    Ish ministrja Gordana Jankullovska në bisedë me një bashkëpunëtor u drejtohet deputetëve të BDI-së me termin “indijanët e Çairit” duke u frikuar se “shiptarite” do të dalin të bëjnë incident kur ta rrëzojnë shtëpinë para ambasadës së Amerikës. Ajo thotë që rrëzimin do ta lënë pas Vitit të Ri sepse “fisi shqiptar” do ti sulmojë edhe policinë nëse nuk ka punë të kryer mirë.

    Ahmeti në komunikim me Asanin: ky i fundit tregon se dikush ka marrë 100 mijë dhe 120 mijë euro “për një punë”.

    Në bisedë me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin dëgjohet si ata mirren vesh për zonën ekonomike në Tetovë. Kuj tja japin tenderin.

    Ish ministri i ekonomisë Valon Saraçinin ka instistuar për ti sjellë turqit në këtë zonë, tregon Grubi ndërsa Grubi insiston për firmën norvegjeze të cilën “tre herë ia ka përmendur Saraçinit”. Grubi tregon se firma norvegjeze “e Hakisë” nuk e plotëson dokumentacionin e duhur. Grubi tregon se ndodhinë ia ka treguar kryeredaktori i Alsatit, Muhamet Zeqiri

    Ali Ahmeti në bisedë me Musa Xhaferin tregojnë se Fatmir Besimi “qenka i lodhur, i dëshpëruar dhe me inat” pasi që “bashkëqeverisja me VMRO-në qenka e stërngarkuar”.

    Ahmeti kërkon nga Musa Xhaferi të miret vesh me VMRO-në për ta bërë një ministër pa resor për diasporën.
    Ata dy flasin për një person “Shkopi” që paska pasur projekt si investim të gabueshëm si dhe si të ndajnë pozitat edhe për vendet e tjera të Maqedonisë që kanë elektorat të BDI-së. Ahmeti i flet atij për një person që është i vështirë për ta “futur në mulli” dhe i ngjan “kalit të Shejmës”.

    Abdilaqim Ademi tregon se përfaqësimi i shqiptarëve është shumë i keq në Ministrinë e transportit.

    Xhevat Ademi flet haptazi për USHT-në me Ahmetin, duke kërkuar që kuadrot e BDI-së të mbeten në USHT. Ai quan analfabet disa persona në USHT.

    Në bisedë me musa Xhaferin, Fatmir Besimi pranon se është takuar me Tadiçin fshehurazi në Amerikë.

    Xhaferi thotë se është “më shka se shkiet”.

    Ali Ahmeti në bisedë me Xhaferin e fyejnë Ramiz Merkon. /portalb/