Lista Srpska për marrëveshjen PAN-AKR: Po ecim drejt zhbllokimit

Igor Simiq, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re me koalicionin PAN. Ai ka thënë se Lista Srpska është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti se përpara çdo marrëveshjeje, do të konsultohet Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Express.

“Ne po fillojmë t`i zhbllokojmë institucionet, gjë që është e mirë për qytetarët”, ka thënë Simiq.

Për “Tanjug”, ai tha se Lista Srpska është e hapur për bisedime për çdo marrëveshje, mirëpo do të konsultohet Qeveria e Serbisë dhe Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT