Lista Serbe, vizitë zyrtare në Vjenë dhe Berlin

Një delegacion i Listës Serbe, ka nisur një vizitë zyrtare në Vjenë, ku sot dhe nesër do të takohen me diasporën serbe aty si dhe drejtorin e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, Martin Ledolter si dhe kryetarin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, Tomas Milman.

Temat kryesore të takimeve mes Diasporën e Serbisë dhe drejtorin e ADA, do të jenë ekonomia – mundësia për të investuar në mjediset serbe, por që edhe temat politike në takimin me Milman, shkruan Kontaktplus.

Delegacioni është i përbërë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, anëtari i kryesisë dhe zëvendëskryeministri i dorëhequr i Kosovës, Dalibor Jevtiq, kryetari i Shtërpcës si dhe deputeti Bratislav Nikoliq si dhe deputeti, Sasha Milosavljeviq.

Pas Vienës ky delegacion  do ta vizitojë edhe Berlinin, ku poashtu do të zhvillojnë disa takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe të Bundestagut, si dhe diasporën në Gjermani./kontaktplus

- Advertisement -

MË TË FUNDIT