Përfaqësuesit e Listës serbe nuk do të kthehen në Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar Marko Gjuric.
Ai tha se “përfaqësuesit e Listës Serbe (Srpska) nuk do të bashkohen me institucionet e përkohshme në Kosovë “.
Gjuriq e bëri njoftimin pas një takimi që kishte me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, në të cilin ai mori pjesë së bashku me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Ai theksoi se brenda një jave, do të mbahet “një sesion urgjent” me përfaqësuesit e të gjitha komunave serbe, të marrin në konsideratë hapat e ardhshëm pas heqjes së Aleksandar Jablanovic nga Qeveria e Kosovës, dhe pas “poshtërimi politik të popullit serb.”
Ai gjithashtu njoftoi se përfaqësuesit serbë një herë në muaj do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe përfaqësues e zyrës së tij në Beograd.
Sipas shefit të Zyrës së Kosovës, është arritur një përfundim që “të mos lejojnë partitë politike shqiptare në Kosovë, që t’i shmangen detyrimeve që ata morën më përpara formimit të një koalicioni me Listën Serbe”. shkruan b92.
Ndërsa ish ministri Jablanovic shtoi se nuk kishte “asnjë shantazh nga Prishtina”, në lidhje me mundësinë e tij që t’i bashkohet qeverisë.
“Shqiptarët nuk na kan zgjedhur, kështu që ata nuk mund të na bëjën as shantazh,” tha ai./Infodirekt.tv/
- Advertisement -