Shoferi i trenit që e goditi për vdekje 16-vjeçaren në Klinë para dy ditësh, është liruar nga mbajtja.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po është liruar nga masa e ndalimit 48 orësh, në procedurë të rregullt”, ka thënë Nikçi.

Shoferi ishte ndaluar për 48 orë pasi treni që ishte duke e drejtuar ai e goditi për vdekje 16-vjeçaren.