Është liruar nga paraburgimi, Bashkim Jupa, i cili me 22 dhjetor të vitit të kaluar, sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla.

Gazeta blic nga burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë shrkuan se Jupa është liruar nga paraburgimi, derisa kontakti me avokatin e tij ka qenë i pamundur.

Bashkim Jupa, kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në qendër të Prishtinës.Shkak i këtij sulmi kishte qenë një deklaratë e Sylës, rreth mërgimtarëve.

Jupa ishte arrestuar brenda ditës kur ndodhi sulmi.

Ndaj tij ishte caktuar fillimisht paraburgim prej 48 orësh, me urdhër të Prokurorit të lëndës.