Blerim Maqastena, asamblist në Komunën e Podujevës dhe Berat Mexhuani, të shtunën pasdite u arrestuan nga policia serbe, gjegjësisht në afërsi të fshatit Mirovc-Merdare.

Për fat të mirë, sot njëri nga ta është liruar, por jo dhe të dy. Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Isak Ejupi, komandant në stacionin policor në Podujevë.

“Berat Mexhuani është liruar, ndërsa Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes disa postimeve në FB, kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë çmos edhe për lirimin e Maqastenës./Indeksonline