Lirohet Liburn Aliu

Drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu, është liruar nga masa e paraburgimit prej 48 orësh. Lirimin e tij e ka konfirmuar në telefon për Tribuna Channel, Dardan Sejdiu, nënkryetar në Komunën e Prishtinës.

“Po, Liburni është liruar”, ka thënë Sejdiu.

Aliu është arrestuar të premten në mbrëmje me urdhër të prokurorit për shkak të një përleshjeje fizike që ka pasur me asambleistin nga PDK, Muhamet Selmani.

Kundër paraburgimit të Aliut pati reaguar lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës.

Nga këto dy adresa është thënë se Aliu është duke i penguar ata që e duan kaosin urbanistik në Prishtinë. Mirëpo, asambleistët e PDK-së, kanë thënë se Aliu paraqet rrezik për të tjerët pasi endet me armë në brezë. /TribunaChannel/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT