Lirohen dy serbët e ndaluar pas zhdukjes së Sead Alushit

Eshtë pezulluar masa e arrestit ndaj dy serbëve pas zhdukjes së djaloshit 17 vjeçar shqiptar Sead Alushi në veri të Mitrovicës. Avokati Kapllan Barut i ka deklaruar Tanjugut se masa e arrestit është pezulluar dhe se nuk është pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit.
Dy serbët kanë qenë në arrest 48 orë në bazë të vendimt të prokurorit, e që ka të bëjë me rastin e zhdukjes së djaloshit shqiptar
Ata ishin privuar nga liria të shtunën pasi që një natë më parë policia e Kosovës ishte njoftuar për zhukjen e djaloshit e Sead Alushit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT