Liqeni i Komanit mbulohet nga mbeturinat

Thuhet rëndom nga zyrtarë lokalë e qendrorë në Shqipëri se ndotjet në Liqenin e Fierzës vijnë nga Kosova përmes mbetjeve që sjell Drini i Bardhë.

Por ashtu si Liqeni i Fierzës, edhe ai i Komanit në kaskadën e Drinit është mbuluar nga mbeturinat, ku operatorët turistikë që veprojnë në këtë liqen kanë dhënë alarmin “Sos”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky fakt ka “zbuluar” zyrtarët në Shqipëri, ku kanë dashur sistematikisht që fajtorë për ndotjen e Liqenit të Fierzës ta bëjnë Kosovën, më saktë komunat Prizren, Gjakovë, Pejë, Klinë e Istog dhe zonat përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë.

Megjithëse këto të fundit kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë.

Por këtë vit Liqeni i Komanit, një ndër atraksionet turistike të Veriut të Shqipërisë dhe që nuk ka asnjë lidhje me lumenjtë e Kosovës, gjatë këtij sezoni është ndotur si rrallë ndonjëherë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT