Linja Gjakove – Raçë tri ditë lë pa rrymë qytetarët

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT njofton qytetarët, që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të LOT-it 2: LFC (rregullimi sekondar) dhe nënstacionet të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 21 prill deri më 23 prill 2015, nga ora 08:00-12:00 si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Gjakovë 1(35kV)- Raçë (Moklicë).
Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar vendosjen e kabllit optik në linjën 220 kV Prizren 2- Fierzë (Shqipëri).
Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga kjo linjë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).
- Advertisement -

MË TË FUNDIT