Limoni është një fryt shumë i shëndetshëm i cili rekomandohet sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit sepse na mbron nga ftohjet dhe gripat e ndryshëm. Limoni jo vetëm që i bënë mirë shëndetit, por edhe përmirëson disponimin dhe i kontribuon pamjes më të bukur. Ja se si:
– Flokët: Nën ndikimin e acideve të frutave, pllakëzat keratine ngjiten sikur tjegullat në çati, kështu që sipërfaqja e qimes rikuperohet dhe më mirë e reflekton dritën. Preni një limon, përzini lëngun e tij me pak ujë dhe lyeni me këtë flokun e pastruar dhe të lagësht.
– Lëkura: Lëkura në bërryla u është forcuar? Lëngu i limonit i zbutë këto dhe hapësira e tjera të lëkurës, të cilat përsëri bëhen të buta. Preni limonin në gjysmë dhe pas kësaj fërkoni me të bërrylat.
– Thonjtë: Lëngu i limonit i zbardh dhe eliminon njollat e verdha nga thonjtë. Preni limonin përgjysmë dhe pastaj me të mirë fërkoni thonjtë. Bëjeni këtë çdo ditë derisa mos ta arrini rezultatin e dëshiruar. Edhe një tjetër dobi e këtij trajtimi është se thonjtë do t’u bëhen më të fortë.