Limaj: Qytetarët e treguan se çfarë mendojnë për marrëveshjet

Fatmir Limaj, kryetari i NISMA-s për Kosovën ka thënë se qytetarët e kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me marrëveshjet që Qeveria ka nënshkruar me Serbinë në Bruksel dhe me Malin e Zi për demarkacion.

“Duam të falënderojmë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë peticionit. Fakti që jemi para jush tregon se e kemi përmbyllur nënshkrimin e tij”, ka thënë Limaj gjatë një konference për shtyp, i shoqëruar edhe nga opozitarët Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“E kemi planifikuar që t’i dërgojmë këto peticione në zyrat e komunitetit ndërkombëtar duke filluar nga Brukseli. Që tu tregojmë se mendimi i qytetarëve karshi marrëveshjeve është ndryshe”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT