Limaj para mediave, tregon se a e ka kaluar NISMA pragun

Kreu i koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ka thënë se partia e tij ka arritur një rezultat shumë të mirë.

Ai ka thënë se kanë fituar 7 deputetë dhe se po presin që të fitojnë edhe të 8-in.

“Kjo është një pjesë e procesit zgjedhor. Tashmë është procesi nën KQZ-në të administroj edhe këtë pjesë. Falënderoj votuesit. NISMA ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm. I kemi 7 deputetë, po luftojmë për deputetin e 8-të. NISMA do të jetë parti vendimtare për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Limaj, raporton Gazeta Express.

Megjithatë sipas një Exit Polli të Klan Kosovës koalicioni me Limajn në krye nuk e ka kaluar pragun.

Koalicioni ndërmjet NISMA-së dhe AKR-së sipas Exit Pollit të publikuar nga Klan Kosova nuk do ta kalojë pragun zgjedhor .

Në Exit Poll të Klan Kosovës ka marrë vetëm 4.41 %

Lexo edhe: Exit Polli i Klan Kosova: NISMA-AKR nuk e kalon pragun

- Advertisement -

MË TË FUNDIT