Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha sot se qytetarët e Drenasit kanë votuar për ndryshim.
Limaj, i cili në një konferencë për media doli bashkë me kandidatin për kryetar të Drenasit Isa Xhemajlaj falënderuan të gjithë votuesit që kanë votuar partinë e tyre në këtë komunë.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën dje kandidati i Nismës ka fituar mbi 5 mijë vota dhe ka shkuar në balotazh me kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovci, transmeton KP.
Sa i përket koalicioneve dhe bashkëpunimeve për raundin e dytë Limaj se publiku do të njoftohet së shpejti ndërsa theksoi se AAK-ja i ka mbështetur në procesin zgjedhor.
- Advertisement -