Likovc, 11 të lënduar nga një aksident rrugor

Dita e festës së Fitër Bajramit nuk kaloj pa aksidentet në komunikacionin rrugorë. Një aksident me lëndime trupore është regjistruar edhe në fshatin Likovc të Skenderajt, ku raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 11 persona, transmeton drenicapress.info

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet:
Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve ku si pasojë, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Të lënduarit pas pranimit të ndihmës mjekësore në spitalin e Mitrovicës, janë liruar në shtëpi. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT