Ligji i ri heq testin e maturës

Me Ligjin e ri për Maturën Shtetërore që pritet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës në muajin prill, do të hiqet komplet pragu i kalueshmërisë prej 50%.

Kështu 32 mijë nxënës sa do t’i nënshtrohen sivjet testit të maturës shtetërore do të shpëtojnë më lehtë se ata të viteve të kaluara.

Ky ndryshim që Ministria e Arsimit e ka bërë në Ligjin për testin shtetëror të maturës, sipas zyrtarëve të saj, ka për qëllim që të gjithë nxënësve t’iu mundësojë të marrin diplomën e shkollës së mesme dhe të mos penalizohen nga moskalimi i testit.

Përgatitja e testit të Maturës Shtetërore kushton shumë dhe këtë e pranon edhe vetë kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës. Por insiston se megjithëse nuk ka kriter, kjo është një formë e vlerësimit të diturisë së nxënësve të marrë nga 3 vjetët e shkollimit të mesëm, transmeton Koha.net.

Heqjen e kriterit të kalueshmërisë njohësit e arsimit e quajnë të gabuar, pasi pikërisht ky kriter i ka shtyrë nxënësit të mësojnë sa më shumë./koha.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT