Ishte viti 2004 kur Fatos Kryeziu mori rolin më të rëndësishëm në karrierën e tij prej aktori. Atë kohë, si një student i artit dhe muzikës vendosi që së bashku me disa shokë të hap një kafene të vogël në qendër të Prishtinës. Në vendin ku edhe pati fatin të takohej me producentin e serialit “Kafeneja jonë”.

Rrugëtimi i tij në këtë serial i solli edhe shumë miqësi të reja e kolegë të rijnë, po ashtu. Aty u përballë edhe me aktorin e njohur, të ndjerin Adem Mikullovci, i cili e shihte si jo të denjë Fatosin për rolin e tij.