Libri, “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë”

Libri, “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë” i botuar dy vite më parë në Tiranë me autor Enver Bytyçi, ka tërhequr vëmendjen edhe të botuesve prestigjioz siç është “Cambrige Scholars Publishing” .
Libri i studiuesit Enver Bytyçi, “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë”, është libri i parë shqip që është botuar kohët e fundit nga shtëpia me famë botërore e Londrës, “Cambrige Scholars Publishing” (Kembrixh Skulars-pablishing).
Në këtë libër studimor autori përmes argumenteve të shumtë fakton legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-së kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë.
Libri, “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë” i botuar dy vite më parë në Tiranë me autor Enver Bytyçi, ka tërhequr vëmendjen edhe të botuesve prestigjioz siç është “Cambrige Scholars Publishing” londinez. Në parathënien në anglisht të librit jepen vlerësime shumë pozitive për sa i takon argumenteve dhe fakteve, shfrytëzimit të literaturës dhe metodikës që ka përdorur autori.
Në këtë botim autori Bytyçi hedh dritë për një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, siç është akti i ndërhyrjes së NATO-s mbi caqet ushtarake, policore e paramilitare serbe, duke e bërë këtë libër të parin studim gjithëpërfshirës për fushatën e bombardimeve të Aleancës së Atlantikut, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Libri i autorit Enver Bytyçi, duke ballafaquar pikëpamjet dhe pretendimet kundërthënëse për sa i takon ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë provon shkencërisht, falë burimeve arkivore nga më të shumta që ai ka përdorur, kryesisht ato gjermane, se populli i Kosovës dhe ushtria e tij çlirimtare ishin në të drejtën e tyre të ligjshme për një shtet të lirë dhe të pavarur.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT