Lexoni letrën publike të profesorit të mjekësisë, dërguar ambasadorëve në Prishtinë

Ambasadori i SHBA-së Greg Delaëie, Gjermanisë Angelika Viets, Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Conell, Francës Didier Chabert, Italisë Andreas Ferrarese kanë marrë sot një letër të hapur nga një profesor i Neurologjisë, Psikiatrisë dhe Psikologjise Mjekësore  në  Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Afrim Blyta, në letrën e drejtuar këtyre ambasadave ka folur për shtetin e Kosovës dhe për vështirësit nëpër të cilat po kalon për shkak të udhëheqjës që ka pasur ky vend që nga pas lufta. Sipas tij, fajin nuk e kanë vetëm udhëheqësit e Kosovës, por edhe vet këto ambasada të cilat po i mbështesin qeveritarët e Kosovës dhe politikat e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai ka kërkuar ndihmën e tyre, duke thënë se vet ambasatad na e kanë borxh një gjë të tillë, pasi Kosova është krijesë e tyre.

Ja letra e plotë e tij:

Ekselencë të nderuara,

Në pamundësi të takohemi personalisht, Ju drejtohem përmes kësaj letre,duke mbetur në shpresëse do ta lexoni, meqëështë publike.

Jam mjek, neuropsikiatër, i pa angazhuar politikisht, njeri që e dua shume vendin tim. Njeri qe di të dalloj të mirë prej tëkeqes, të drejtën prej të padrejtës, dhe kur kam mundësi të zgjedhë, e zgjedhë gjithnjë të mirën dhe të drejtën, se interesi i vendit dhe popullit tim, është më i madh se interesi im.

Letrën e shkruaj si borxh, të cilin ja kam prindërve tëmijë, të cilët më mësuan për vlerat, dhe fëmijëve dhe shpresoj fëmijëve tëfëmijëve tëmijë, për tëardhmen e të cilëve nuk ndihem i qetë.

Në nderuar Ambasadorë, 17 vite më parë, Kosova dhe qytetarët e saj humbën pothuajse çdo gjë, u vranë, u dogjën, u dëbuan, u zhvendosën, por as edhe një moment nuk e humbën më tëvlefshmen, shpresën.

Dhe posa u çliruan, shqiptarët e Kosovës,duke lënë vendet të cilat mund vetëm të dëshirohen,u kthyen shpejtë në vatrat e veta të djegura, ndonëse me zemra dhe shpirtra të lënduar, por me shpresë të madhe. U kthyen edhe më shpejtë se sa mund të paramendohej edhe nëëndrrat e atyre qëplanifikonin njëgjë të tillë, por për shumë më vonë.

U kthyen, se ëndrra për një vend tëçliruar dhe pa dhunë u realizua. U kthyen për të kontribuar për njëëndërr tjetër. Ndërtimin e një shteti, shteti të së drejtës, të qetësisë, tëzhvillimit, të prosperitetit, për vetën, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të vet.

Kaluan 17 vite dhe ëndrra mbeti vetëm ëndërr. As nuk ka shtet të drejtë,as nuk ka qetësi, as nuk ka zhvillim, as nuk ka prosperitet. E ajo qëështë më e dhembshme, Kosova dhe qytetarët e saj po humbin. Po humbin, atë të cilën nuk e patën humbur as gjatëpesë shekujve nën osmanlinj, e as njëqind vjet nën pushtetin sllav, po humbin shpresën.

E te ne shqiptarët, besoj edhe te popujt e Juaj, të nderuar Ambasador thuhet, kur vdes shpresa vdes çdo gjë. Se mund të kesh çdo gjë, por nëse nuk ke shpresë, nuk ke asgjë, e nëse ke shpresë, mund të kesh çdo gjë,

Shpresën po na e humbin Ata që na e rrëmbyen shtetin. Ata, për të cilët, e padrejta është e drejtë, e pa fytyra është fytyrë, e pandershmja është e ndershme, e amoraliteti është moral.

Ju deklarohenitë nderuar Ambasador, që nuk keni faj për këtë gjë. Ju thoni se, ne jemi ata që i zgjedhim Ata që na “udhëheqin”. Ju thoni se, ne jemi ata që duhet bërë ndryshimin. E si ta bëjmë këtë ndryshim? Kur shtetin e ka rrëmbyer pushteti. Kur, çdo gjë që mund të kontrollohet Ata e kontrollojnë.

Ju na thoni, mund të protestoni por në mënyrë të qetë. Por sot të protestosh ndaj këtij pushteti, nëçfarëdo forme, qetë ose me dhunë,është e njëjtë. Janë indolent, është si të provosh t’ja tregosh dritën tëverbrit, ose t’ja lëshosh zërin shurdhonit,është e njëjtë, në nderuar Ambasadorë, se janë të dehur, janë të dehur nga pushteti.

Ata të nderuar Ambasadorë, na kanë në dorë,  sikur që edhe Ju i keni Ata në dorë, qëështë një e vërtetë e madhe.I keni në dorë këta të dehur, por Ju nuk ndërmerrni asgjë me ta. E çka bëni? E ndëshkoni popullin e pafajshëm dhe e mbani tëmbyllur në kafaz në mes tëEvropës, në shekullin e XXI.

Të nderuar Ambasador, flisni për mospërmbushje të kushteve, flisni për demarkacionin, për korrupsionin.

Posa mësuam se Ukrainës ju dha e drejta për Schengen të lirë, dhe atë pasi e “ktheu” Krimenë dhe e “zgjidhi” demarkacionin me Rusinë. Mësuam se edhe Gjeorgjisë ju dha e drejta e njëjtë, pasi ju “kthye” Osetia jugore dhe u “zgjidh” demarkacioni me Rusinë (sic).

Ju thoni; luftoni korrupsionin, si kusht për të drejtën e lëvizjes së lirë. Porçka bëtë? U ulët në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga ata që janë burim jo vetëm i korrupsionit por edhe i të gjitha të këqijave në këtë vend. Bile, edhe me cinizëm, u drejtuat nga e njëjta tryezë duke thënë, se korrupsioni nuk luftohet me tryeza, por me zbatim të ligjit. Cilit ligj? Atij, në emër të cilit Ata qëndrojnë në pushtet?

Për fat të keq,Ju po i mbështetni Ata, dhe atë për qëllime të padrejta dhe joparimore. Po të mos ishte kështu atëherë, Ju do të jepni qytetarëve të Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë, e udhëheqësve të këtij pushteti të kalbur, do ta ndaloni hyrjen në SHBA dhe në Bashkimin Evropian. Por ju këtë nuk e bëni, se Ata janë“zogj kurve”,por,  “zogjtë e Juaj kurve”.

 

Të nderuar ambasador, është e vërtetë se Kosovarët janë me shumicë absolute mysliman. Por janëmysliman me traditë të lashtë evropiane.Janëmysliman të Evropës. Dhe sa është e vërtetë, që ne kemi nevojë për Evropën, aqështë e vërtetë se edhe Evropa ka nevojë për ne. Ne jemi argument i Juaj në sy të botës, se Ju nuk jeni kundër Islamit dhe myslimanëve, se Ju i keni myslimanët e Evropës, e ata jemi ne. Pra Ju nuk jeni kundër islamit, por qëjeni, së bashku si ne, kundër çdo bastardimi të fesë, e cila edhe në esencën e saj më të thellë,ështëpaqe.

Na ndihmoni të integrohemi aty ku e kemi vendin, e mos lejoni që situata e pa shpresë, e cila e ka kapluar popullin, e sidomos rinin e mrekullueshme që e kemi, ta humbë rrugën nëoborr të vet dhe ta ndryshoj kahun e drejtimit, e nga perëndimi të kthehet kah lindja e afërt, ndoshta edhe ajo e mesme, aty ku asnjëherë nuk e kemi pasur vendin.

Të nderuar Ambasadorë,a me të vërtetë mendoni se Kosova me 1.8 milion banor të integruar, mund të bëjnë më shumëdëm Evropës se 45 milion Ukrainas ose 5 milion Gjeorgjian? Unë mendoj se jo, dhe Ju siguroj për këtë.

Më lejoni, shpresoj duke mos më kuptuar se jampretencioz, të Ju jap një këshillë, të cilën e kam mësuar gjatë punës time 33 vjeçare si neuropsikiatër, në punë të pandërprerë me njerëz dhe me hallet e tyre. Problemi sa do që të jetë i madh, nëse integrohet në kontekst më tëgjerë zhduket ose zvogëlohetduke u bërë i parëndësishëm.

Na ndihmoni nërrugën e integrimit, aty ku e kemi vendin, tek e fundit na e keni borxh, se ne jemi krijesë e Juaj, na pëlqyet tani ose jo, së dështimi ynë, në esencëështë dështimi i Juaj.

Me shumë respekt,

Dr. Afrim Blyta

- Advertisement -

MË TË FUNDIT