Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenicë i reagon Gani Kocit

Zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

Koci ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes verpimeve anarkiste e kriminale.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci në Facebook.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Nga degët e saj në Skënderaj dhe Drenas.

Sipas kësaj partie qëllimi i Gani Kocit është që duke shpallur VV-në anti-kushtetuese i hapet rruga Zajednicës, përcjell Drenicapress.

Reagimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga degët e saj në Skënderaj dhe Drenas:

Gani Koci i paska kërku shefit të tij, Hashim Thaçit, me e shpallë Lëvizjen VETËVENDOSJE! si anti-kushtetuese. Ngase duke e shpallur Lëvizjen VETËVENDOSJE! si anti-kushtetuese, i hapët rruga ‘Zajednicës’ që te bëhet kushtetuese. Ne, dy qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenicë, ia kujtojmë Gani Kocit se nuk është e largët dita kur populli do ta shpallë atë tradhëtar të luftës së UÇK-së, sepse ishte Gani Koci ai që diten kur u çlirua Skenderaj, shkoi tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari për t’ia kumtuar lajmin se Kosova u çlirua. Ai ia kumtoi ketë lajm Komandantit Legjendar, por që nga ajo ditë nuk la mjet pa perdorur për ta shkatërruar shtetin e Kosovës, për interesa personale, meskine dhe një copë zv-ministri. I tillë është dhe do të mbetet Gani Koci, ‘zv’, por tash me një mision të ri: ‘zv’ zëvendës i interesave të klanit ‘PRONTO’, ‘zv’ i ‘Zajednicës’ dhe atyre që duan bosnjizimin e shteti i Kosovës. Nuk është e largët dita që Kosova do i largojë nga qafa ‘zv’-të, për t’i hapur rrugë Lëvizjes. Lëvizjes në shtetndertim. Lëvzijes në drejtësi e arsim. Lëvizjes në zhvillim ekonomik. Lëvizjes në integrime europiane. Pra, Lëvizjes pa ‘zv’ të klaneve, por me zë të qytetarëve.