Lëvizja Vetëvendosje ka një përgjigje për kritikuesit e Xhelal Sveçlës

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me kritikat që i  kanë ardhur Lëvizjes Vetëvendosje pas fotografisë së Xhelal Sveçlës që shihej afër Marko Gjuriq.

Manxhuka thotë se ç’ka është më e mjerueshme në këtë rast është se nuk po kritikohet VV-ja që është e keqe por po thuhet edhe këta u bënë si ne.

“Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin për te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume” shkruan Manxhuka në Facebook.

Postimi i plotë:

Cka duket me e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit eshte nuk kritikojne pse VV s’eshte e mire, por sepse me ne fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u be e keqe si ata.

Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin per te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume. Por edhe me te mjera jane ato krahasimet qe tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe keta ndaj jush’. Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene “edhe keta jane si ne”, por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR,le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se pergjithshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT