“L’Equipe” viziton Ballistin para ndeshjes me Francën (FOTO)

Ballisti gjendet në një fshat të Shqipërisë nën arrest shtëpiak, ndërsa është vizituar nga gazeta e madhe franceze, “L’ Equipe”.

Shqipëria gjendet në Francë, ku po merr pjesë në Kampionatin Evropian. Por, kuqezinjtë nuk po e kanë përkrahjen e tifozit më të famshëm të tyre, Ismail Morinës – Ballisitit, autorit ngjarjes së bujshme me dron në Beograd në ndeshjen Serbi  – Shqipëri.

Ballisti gjendet në një fshat të Shqipërisë nën arrest shtëpiak, ndërsa është vizituar nga gazeta e madhe franceze, “L’ Equipe”.

Përmes një artikulli brilant kushtuar Ballistit, “L’ Equipe” e konsideron atë njeriun më meritor që Shqipëria ka shkuar në “Euro 2016”, duke aluduar në tri pikët që Shqipëria i kishte marrë në CAS për ndeshjen me Serbinë, e cila ishte ndërprerë nga huliganët serbë, në momentet kur Ballisti e kishte lëshuar dronin e famshëm që barte një barte një flamur me hartën e Shqipërisë Etnike, përcjell “Zëri”.

“Një njeri që e kishte varur një flamur të Shqipërisë së Madhe në dron në ndeshjen në Serbi. Ismail Morina ia ka mundësuar në mënyrë indirekte Shqipërisë kualifikimin në “Euro 2016”. Ne e kemi gjetur atë në fshatin ku ndodhet në arrest shtëpiak”, shkruan “L’ Equipe”, e cila artikullin për Ballistin e titullon: “Ismail Morina, lojtari i dymbëdhjetë i Shqipërisë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT