Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku ende punojnë me rregullore të UNMIK-ut

    Tri komunat në veri të Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku ende janë duke punuar me rregullore të UNMIK-ut.

    Të hyrat që inkasojnë këto komuna bazohen në një rregullore të skaduar të UNMIK-ut. Kështu ka identifikuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP)gjatë auditimit.

    Sipas këtij raporti të auditorit në Komunën e Leposaviqit ka mungesë rregulloresh dhe dobësi në menaxhimin e të hyrave.

    “Rishikimi ynë për menaxhimin e të hyrave vetjake ka identifikuar dobësitë në planifikimin dhe inkasimin e të hyrave si në vijim: Komuna nuk ka hartuar një rregullore të brendshme për taksa dhe tarifa. Mbledhja e të hyrave edhe më tej bëhet në bazë të një rregullore të UNMIK-ut”, thotë auditori.

    Gjithashtu nuk ekziston ndarje e detyrave dhe përgjegjësive në procesin e inkasimit të të hyrave. Si pasojë, pranimi i kërkesave, regjistrimi i të dhënave dhe deponimi i mjeteve në bankë bëhet nga personi i njëjtë dhe Komuna nuk ka planifikuar e as që ka aplikuar n garkesa për tatim në pronë, lejet e ndërtimit dhe taksat tjera. Këto mund të konsiderohen burime shumë të rëndësishme të të hyrave vetjake për një komunë.

    Ndër të gjeturat tjera për këtë komunë, është identifikuar që komuna nuk ka zbatuar plotësisht Ligjin për Prokurim Publik dhe si pasojë janë paraqitur dobësitë.

    “Komuna nuk kishte një plan të prokurimit publik. Në vitin 2014 janë nënshkruar 18 kontrata me vlerë prej 913,586 euro. Shumica prej tyre janë nënshkruar në fund të vitit. Si pasojë, vetëm 324,564 euro janë shpenzuar në vitin 2014 ndërsa pjesa e mbetur e projekteve pritet të realizohet në vitin 2015”, thuhet në raport.

    Sipas Auditorit me rastin e lidhjes së kontratës për servisimin e automjeteve operatori (Auto-service „Te Xhafa‟) nuk kishte sjellë dëshmi mbi pagesën e tatimit, edhe pse një dëshmi e tillë ishte kërkuar. Komuna nuk ka zbatuar LPP-në por ka lidhur kontratë një-burimore me operatorin ekonomik për “Furnizim me derivate të naftës për komunën dhe institucionet tjera komunale”. Çmimi i kontratës ishte 1.30 euro për litër ndërsa gjatë vitit 2014 ishte paguar shuma 5,951euro.

    Komuna e Leposaviqit kishte blerë një veturë në vlerë 43 mijë e 990 euro

    “Në programin për Investime Publike (PIP) komuna kishte planifikuar blerjen e një veture 21,593 euro nga programi i Administratës dhe një veture 20 mijë euro nga programi i Zyrës për Komunitete. Komuna kishte blerë vetëm një veturë në vlerë 43,990 euro”, thuhet në raport.

    Auditori për komunën e Leposaviçit ka identifikuar edhe dobësi tjera lidhur me menaxhimin e stafit. Kjo komunë ende nuk e ka kompletuar zyrën e burimeve njerëzore me ç‟rast nuk ka drejtor të administratës dhe menaxher të personelit. Po ashtu Komuna kishte emëruar një person si drejtor të Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim Ekonomik ndërsa ky program nuk është paraparë me buxhetin e komunës.

    Ky emërim ishte bërë bazuar në një vendim të Kuvendit Komunal me datë 01.08.2014 i cili ishte ekzekutuar nga Kryetari i komunës… Kryetari me 01.09.2014 kishte emëruar një menaxher senior në Administratë, ndërsa i njëjti kishte filluar punën një muaj më herët apo me 01.08.2014. Gjithashtu një zyrtar i Zyrës për Komunitete vazhdon të punojë në bazë të një kontratë që kishte skaduar qysh më 31.10.2008, e që praktikisht i bie se punon pa kurrfarë kontrate.

    Edhe Zveçani nuk posedon rregullore për inkasimin e të hyrave

    Ndërsa, edhe komuna e Zveçanit nuk posedon një rregullore të azhurnuar për inkasimin e të hyrave. “Të hyrat që inkason komuna bazohen në një rregullore të skaduar të UNMIK-ut. Të hyrat nga tatimi në pronë, taksat për leje të ndërtimit dhe taksa tjera nuk planifikohen dhe si rezultat nuk inkasohen të hyra dhe mbledhja e t ë hyrave bëhet në para të gatshme. Të hyrat e mbledhura nuk raportohen e as nuk deponohen në mënyrë të rregullt në llogarinë e komunës”, thotë auditori për këtë komunë.

    Ndër të gjeturat tjera për këtë komunë janë edhe pagesat për stafin arsimor.

    “Rishikimi ynë ka identifikuar që 14 profesorë të shkollës së mesme dhe 58 arsimtarë të shkollës fillore paguhen si edukatorë me pagë 385 euro, ndërsa do duhej të paguheshin me pagë 405 euro. Kjo ka ndodhur pasi që komuna nuk ka vendosur një standard të njëjtë për njohjen e kualifikimeve të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e komunës”, thotë auditori.

    Komuna e Zubin Potokut dëm buxhetit të komunës 4,537€

    Kurse, për Komunën e Zubin Potokut, auditori ka vërejtur dobësi në përdorimin e ’kuotimit të çmimeve’ “Ne kemi identifikuar që nga 83 procedura të prokurimit të implementuara gjatë vitit 2014, përmes procedurà «s „kuotim i çmimeve‟ ishin 43 raste. Vlera totale e kontratave të nënshkruara përmes kuotimit ishte 348,689 euro, thotë ZAP.

    Në vazhdim janë paraqitur rastet që mund të jenë subjekt i ndarjes së qëllimshme të kontratave: Me 12.12.2014 komuna kishte lidhur dy kontrata, përmes „kuotimit të çmimeve‟ për natyrë të ngjashme të furnizimit. Njëra ishte për “Blerje të uniformave për zjarrfikësit“ në vlerë prej 8,910 euro dhe tjetra për “Blerjen e pajisjeve për fikjen e zjarrit” në vlerë prej 3,200 euro; dhe më 19.12.2014 janë nënshkruar 6 kontrata në vlerë totale 49,560 euro për furnizime të natyrës së njëjtë, siç janë inventar, pajisje dhe material mjekësor. Në të gjitha kontratat ishte zbatuar procedura e „kuotimit të çmimeve‟ duke anashkaluar procedurat e hapura. Për më tepër, informatat në fatura dhe pranim të mallrave, nuk ishin të njëjta me dosjen e tenderit.

    Po ashtu njësoj sikur komuna e Zveçanit edhe ajo Zubin Potokut ka problem me pagat dhe stafin arsimor.

    Në këtë komunë janë vërejtur dobësitë sistematike në prokurim.

    “Kontrata për projektin ndërtimi i rrugëve në lagjen Donje Varage në shumë prej 235,925 euro është lidhur pa pranuar sigurimin e ekzekutimit nga ana e Operatorit Ekonomik dhe ekziston mbikëqyrje e dobët e shpenzimeve të derivateve për automjetet zyrtare. Ndërsa, mbikëqyrja e dobët e shpenzimeve të automjeteve zyrtare mund të rrit rrezikun për keqpërdorim të derivateve dhe dëmton buxhetin komunal.

    Sipas Auditorit një nga nënkryetarët është paguar më shumë se që parashihet me Udhëzimin Administrativ (UA) Nr. 16/2008 – për pagesën e stafit politik në komuna dhe nga muaji korrik është paguar edhe nënkryetari nga struktura e mëparshme. Dëmi ndaj buxhetit të komunës ishte 4,537 euro.