Leonora përsëri në Drenicë, ja çfarë vepre të madhe humane ka bërë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, edhe pas festës së Fitër Bajramit ka treguar zemërgjerësinë e saj.

Para kësaj feste në Skenderaj ajo ka ndihmuar familjet nevojtare të qytetit të saj të lindjes në vlerë mbi 2.000 euro, përcjell Drenicapress.

E pas Bajramit së bashku me hoxhën Berat Shatri kanë përfunduar punën e lënë gjysëm, teksa para Bajramit kishin shpërdarë pako ushqimore, një familjes në Prekaz të Ulët i ka premtuar se së shpejti do ta bëj edhe me ujë të pijshëm.

E sot këtë punë e ka konkretizuar duke bërë me ujë të pijshëm një familje në lagjen e Kodralive e cila kishte dy fëmijë jetima të moshës katër dhe dy vjeq.

“Para Bajramit i kemi dërgu ndihma kësaj familje, ku donatore ka qenë edhe Leonora Jakupi dhe i kemi tregu që kjo familje s’ka ujë brenda. Ajo premtoi që këtë problem do ja rregullojmë së shpejti.”

“Dje i kemi ble krejt mjetet e nevojshme çka janë dashur, ndërsa sot kemi qenë nga mëngjesi deri në aksham, kemi hap kanale për vendosjen e gypave, motorin e ujit dhe kjo familje prej sot ka ujë të pijshëm në shtëpi, duke falenderuar kontributin e Leonorës dhe vullnetarëve të shoqatës “Iniciativa Aktiviteti”, ka thënë hoxhë Berat Shatri.

Shatri ka shtuar se aktivitet e tij do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke shpresuar se do të ketë prapë njerëz human si Leonora që nuk harrojnë vendlindjen dhe të varfërit në veqanti./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT