Leonora Jakupi me mesazh për fansat: Situata është serioze, rrini në shtëpi

Një preh figurave publike që ka dërguar mesazh në këtë kohë të pandemisë coronavirus (COVID-19) është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Përmes këtij mesazhi ajo ka pasur qëllim që t’i vetëdijësojë qytetarët për gjendjen aktuale në vend dhe të kenë kujdes të shtuar shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

Këtë e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin e saj social Instagram ku thekson se situata është serioze.

“Situata është serioze, rrini në shtëpi! Për të mirën e juaj…”, ka shkruar këngëtarja e mirënjohur.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 22.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT