Sonte zhvillohet takimi mes Malit të Zi dhe Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë takim janë të pranishëm shumë persona të famshëm e ndër ta është edhe ylli i estradës, Leonora Jakupi.

Ajo ka thënë se prej fillimit të krijimit të ekipit e përcjell Kosovën.

“Prej se luan përfaqësuesja e kam përcjellur vazhdimisht, me përjashtim asaj lojës me Anglinë, e kam përcjellur”, ka thënë Jakupi.

“Absulutisht si të gjithë shqiptarët pres fitore nga djemtë tanë. Edhe nëse nuk kaulifikohemi do të mbahemi mend për një lojë cilësore dhe një tifozeri të flaktë sikur ajo e anglezëve”

Tutje ajo ka thënë se shpreson ën fitore dhe ka dhënë një parashikim.

“Shpresoj në fitore. Edhe 1-0 jam e kënaqur”, tha Jakupi për Supersport Kosova.