Faton Hoti, biznesmeni nga Skenderaj, i cili vdiq  pas infektimit me Covid-19, ka pikëlluar gjithë Skenderajn. Vdekja e Fatonit e ka pikëlluar edhe këngëtaren Leonora Jakupi, e cila e kishte shok të klasës, shkruan Drenica Press.

Në llogarinë e saj në Instagram, Jakupi ka publikuar një fotografi të tij, derisa ka bërë edhe një dedikim prekës për të.

“Ahhh Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar këngëtarja.