Lenovo sjell kompjuterin si shkop

Kompania e njohur Lenovo nuk ka të ndalur në sjellejn e risive në teknologji. Së fundmi kompania në fjalë ka sjellë një pajisje kompjuter në formë shkopi, ku përmes tij mund të vendosni programin Windows në televizorin tuaj.
Ideacenter Stick 300 lidhet me çdo ekran nëpërmjet HDMI-së.

Këta kompjuterë si shkop ka një Intel Baytrail Z3735F CPU, 2GB RAM dhe 32 GB memorie. Kanë gjithashtu një mikrofon, një vend për kartën SD dhe punojnë me sistemin operativ Windows 8.1.
Ju mund të vendosni këtë pajisje, kompjuter, në televizorin tuaj, mund t’ju ndihmojë pa masë edhe për një prezantim publik. Gjithashtu mund ta merrni me vete kompjuterin tuaj në çdo vend, duke e lidhur me pas më një tastierë dhe maus nëpërmjet Bluetooth.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT