Lenovo prezanton laptonin e lojrave

Lenovo nuk është një emër që ju vjen ndërmend kur mendoni rreth të luajturit në laptop, por kompania sapo ka prezantuar IdeaPad Y700, i cili është një notebook dhe ju mundëson të luani lojërat më të fundit në të.

Laptopi ka një ekran 15.6-inch plotësisht-HD IPS dhe procesor Intel Core i7-6700 HQ (2.6GHz deri në 3.5GHz, 6M cache). IdeaPad Y700 ka 16GB RAM dhe një GPU 4GB Nvidia GTX 960M e cila kujdeset për grafikën. Opsionet e memories përfshijnë një HDD 1T me një SSD 128GB. Laptopi përmban Windows 10 OS dhe vjen gjithashtu edhe me një opsion ftohjeje termike. ”

Kompania gjithashtu ofron 3 vjet të tjera garanci për laptopin e saj, si edhe për studentët të cilët blejnë IdeaPad Y700 ofron mbulimin e dëmtimeve aksidentale të laptopit deri në 3 vjet.

Laptopi është në dispozicion për blerësit në dyqanet online të Lenovo.

krokodili.al

- Advertisement -

MË TË FUNDIT