Lenjani drejt largimit nga Franca, ja dy ofertat e klubeve europiane

Paraqitja e treguar me kuqezinjtë në “Euro 2016” ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane për Ermir Lenjanin.

Mesfushori i Kombëtares ka një kontratë që përfundon në vitin 2017 te Rennes dhe në sezonin e kaluar ai u huazua te Nantes.

Prestigjiozja franceze “Lequipe.fr” shkruan se mesfushori kuqezi nuk është në planet e kësaj skuadre dhe dy klube të tjera kanë shfaqur interes për 26-vjeçarin, raporton Panorama sport.

Sipas gazetës franceze Verder Bremen dhe AEK-u i Athinës janë interesuar për kartonin e tij dhe mesfushori pritet të lërë kampionatin francez.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT