Një punëtor ka pësuar lëndime trupore sot në horizontin 11-të në minierën e Trepçës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për lëndimin e punëtorit e ka konfirmuar Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi. Ai tha se informacioni është i saktë por nuk ka më shumë detaje.

“Unë veç e di që është lënduar një punëtor, dikush tjetër është marrë me rastin. Është rast i lëndimit në vendin e punës”, tha Ibrahimi për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se punëtori ndodhet në sallë të operimit në QKUK.

Ende nuk dihet se për çfarë lëndimesh bëhet fjalë, pas pak pritet të mësohen detaje nga zyra për informim e QKUK-së.