Legjendari Sacchi tregon pikat e forta të Juventusit para ndeshjes me Real Madridin

 

Arrigo Sacchi, ish selektori i Italisë, ka treguar se cilat janë pikat e forta të Juventusit para ndeshjes me Real Madridin.
Juventus dhe Real Madrid do të përballen sonte në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish trajneri italian, Arrigo Sacchi, i cili një kohë ka qenë edhe drejtor sportiv i Real Madridit, ka treguar se cilat janë pikat e forta të Juventusit.
“Ekipet italiane nuk kanë qenë asnjëherë të lehta për Real Madridin. Pirlo është një fenomen dhe luan me ritëm. Kurse, fenomen tjetër te Juventusi është Tevez. Ai luan në të gjithë fushën dhe për ekipin”, ka deklaruar Sacchi.
Kurse, Sacchi i ka bërë me dije kampionëve të Italisë se Realin mbështetet në cilësi individuale, derisa kur kanë posedimin e topit gjithmonë janë të rrezikshëm.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT