Legjenda e boksit Evander Holyfield është mposhtur me ndërprerje në raund të parë nga Vitor Belforti, në mrbëmjen e boksit të shtunën mbrëma.

Holyfield 58-vjeçar po boksonte për herë të parë pas afro një dekade, ndërsa e zëvendësoi Oscar De La Hoyan 48-vjeçar, që ishte infektuar me koronavirus.

Mirëpo, Holyfield u ndal brenda një raundi. Ylli i UFC-së, Belfort 44-vjeçar e rrëzoi Holyfieldin dy herë në raund të parë, para se ta detyronte referin ta ndërpriste luftën.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që ishte komentues i veçantë për këtë mbrëmje boksi, tha se Holyfield nuk ishte vetja.

“Mund të shihej nga fillimi se ai nuk ishte i njëjti luftëtar. Ka humbur shumë. Ishte shumë i ngadalshëm. Është e pazakontë pasi e kemi parë një pjesë të madhe të jetës sonë duke fituar”, ka thënë Trump, raportojnë mediumet amerikane.