LDK: Vetëvendosje orkestroi incidentin e sotëm në Malishevë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dënuar incidentin e ndodhur sot në Malishevë ku u rrahën disa aktivistë të VV-së dhe LDK-së.

LDK potencon se ky incident ishte orkestruar dhe provokuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja konsideron se ky subjekt me sjelljet joligjore dhe antishtetërore, po nxit dhunë dhe konflikte ndërmjet njerëzve duke cenuara rendin dhe ligjin, përmes shantazheve, presioneve dhe shkeljes së privatësisë e keqpërdorimit të imazhit publik të deputetëve të Kosovës. LDK-ja i bën thirrje anëtarësisë së saj të gjerë dhe të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve dhe përpjekjeve për nxitje të konflikteve nga strukturat e inkriminuara të VV-së”, thuhet në njoftim.

LDK-ja ka kërkuar nga VV që të heq dorë nga veprimet kriminale dhe përpjekja për të realizuar skenarë kundër Republikës së Kosovës dhe kundër rrugës euroatlantike të saj pasi që tashmë qytetarët e Kosovës i kanë kuptuar synimet e tyre të errëta dhe rrugën e tyre antiperëndimore dhe kundër Republikës së Kosovës

- Advertisement -

MË TË FUNDIT