LDK-së Nuk i Pëlqen Ideja e Kadri Veselit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha për KALLXO.com se ende nuk është diskutuar brenda kryesisë për riformatizim të gjerë, ashtu siç ka kërkuar sot Veseli.

 Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pritur mirë idenë e Kadri Veselit, kryetarit të partnerit të madh në qeveri, Partisë Demokratike të Kosovës për riformatim të gjerë të qeverisë

Mirëpo Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha për KALLXO.com se ende nuk është diskutuar brenda kryesisë për riformatizim të gjerë, ashtu siç ka kërkuar sot Veseli.

“Ne kemi qenë në pritje të PDK-së për t’i sjellë emrat e rinj, pasi që dy postet e zbrazëta kanë qenë nga radhët e tyre, mirëpo për shkak se ata kanë qenë të zënë në mbajtjen e Konventës për të zgjedhë Kryetarin e ri ka ndodh kjo vonesë. Megjithatë në parim ne kemi qenë dhe jemi vetëm për plotësimin e vendeve, si pasojë e zgjedhjes së Presidentit të ri.” tha Haziri.

Gjatë ditës, Veseli është takuar me Mustafën, por në komunikatën zyrtare të lëshuar nga ky takim nuk përmendet riformatimi i qeverisë.

Në këtë takim thuhet se Mustafa e ka uruar Veselin për zgjedhjen e tij kryetar i PDK-së “duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike”.

“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua poashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT